16 Prill 2024

Nënshkruhet marrëveshja për eleminimin e tatimit të dyfishtë mes Kosovës dhe Holandës

Prishtinë, 29 korrik - Ministrja e Financave Hykmete Bajrami dhe Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë Gerrie Willems kanë nënshkruar sot më 29 korrik 2020 ”Marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe parandalimin e evazionit tatimor dhe shmangies” ndërmjet dy vendeve.

Kjo Marrëveshje kontribuon në një bashkëpunim të përmirësuar ekonomik ndërmjet dy vendeve tona, sepse përmban rregulla të qarta për të shmangur tatimin e dyfishtë.

Kjo do të rezultojë në më pak pengesa tregtare për bizneset holandeze dhe kosovare dhe në këtë mënyrë do të kontribuojë në përmirësimin e klimës së biznesit.

Ministrja Bajrami e falënderoi Ambasadoren Willems për bashkëpunimin e institucioneve holandeze drejt nënshkrimit të një Marrëveshje kaq të rëndësishme për sektorin privat në Kosovë, duke lehtësuar tregtinë ndërmjet dy vendeve.

Ministrja theksoi se Qeveria e Kosovës po mbështet masat e menjëhershme me politika të qëndrueshme që do të ndihmojnë bizneset gjatë fazës së rimëkëmbjes ekonomike.

Ambasadorja Willems theksoi se Holanda do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve kosovarë.

Mbështetja Holandeze për Kosovën ka një fokus në forcimin e sundimit të ligjit, por gjithashtu mbulon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, pasi gjithnjë e më shumë kompani holandeze tregojnë interes për të bërë biznes me Kosovën.

Kjo Marrëveshje do të promovojë marrëdhëniet tona tregtare bazuar në rregulla të qarta. Kjo do të bëhet edhe më e rëndësishme gjatë rimëkëmbjes ekonomike të pas COVID-it, kur kërkohet një qasje e përbashkët dhe bashkëpunim i ngushtë ndërmjet vendeve, jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por në Evropë si tërësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)