23 Maj 2022

MTI nënshkroi marrëveshje me ADA-në, për t’i ndihmuar bizneset kosovare

Prishtinë, 30 qershor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjensionit Austriak për Zhvillim (ADA) e cila do t’i shërbejë sektorit privat me qëllim të  krijimit të  intervenimeve lehtësuese, të cilat do të zhvillojnë edhe me tutje sektorit privat dhe ngritin vetëdijen ndërmarrëse në Kosovë.

Në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e ka nënshkruar sekretari, Burim Rreci dhe projekt menaxheri, Durim Hoxha.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, tha se është jashtëzakonisht i kënaqur me bashkëpunimin e Kosovës me Austrinë, dhe vlerësoi lartë rolin e këtij shteti në mbështetje të bizneseve kosovare.

Ndërsa sekretari Rreci tha se e kanë mbështetjen e ministrit Krasniqi për t’i quar proceset përpara dhe nismat që mbështesin bizneset e Kosovës.

Ndërsa shefi i zyrës së Agjencionit Austriak për Zhvillimit (ADA) në Kosovë, Gunther Zimmer, tha se Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) përmes projektit ACCESS vazhdon përkrahjen për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të ndërmarrjeve private dhe luftimit të varfërisë.  Sipas Zimmer, ky projekt do t’i ketë impakt në zhvillimin rural, arsimin e lartë, stimulimin e investimeve të huaja dhe fuqizimin e sektorit privat.

Projekti do të  rrisë rezultatet e të ardhurave më të larta dhe mundësive të punësimit në sisteme më të qëndrueshme të tregut. Po ashtu ky projekt do të kontribuon në fuqizimin e konkurrueshmërisë së kompanive të sektorit privat dhe në rritjen e të ardhurave të tyre përmes qasjes së qëndrueshme në treg dhe lidhjeve më të fuqishme rajonale dhe ndërkufitare.

Vlera e projektit është 1 milion e 500 mijë euro, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkë me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do të participojnë me 300 mijë euro.

Nga ky projekt pritet të nxirren rezultate në mjete dhe shërbimet e reja digjitale relevante që do të janë në dispozicion dhe të përdoren nga Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme të Kosovës (NMVM); NVM-të e Kosovës të përmirësojnë nivelin e tyre të digjitalizimit dhe krijojnë lidhje tregu dhe Konsulentët e bizneseve të ofrojnë shërbime të digjitalizimit, të cilat janë efektive dhe të përballueshme për NVM.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 maj 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe në mbështetje të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, BE-së, Suedisë dhe Norvegjisë organizon ceremoninë e Grantit të Performancës për vitin 2020, ku do të ndahen edhe shpërblimet për komunat përfituese. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me bordin e ZRrE-së, pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizoj ceremoninë për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll.  kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku ora 10:15)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:30)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e hapjes e shkollës së RE e muzikës “Halit Kasapolli” ku do të merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. (Pejë, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, viziton komunën e Junikut, ku do të pritet nga kryetar i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. (Junik, ora 12:30)

- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile dhe Misioni i USAID organizojnë lansimin e Programit për Angazhim Qytetar në rajonin e Gjakovës. (Pallat i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 12:30)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik. (Junik, ora 12:50)
 
- Presidentja Osmani dhe Presidenti Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut. (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha” në Junik, ora 13:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me Dialogun me Serbinë raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media.  (Selia Qendrore e PDK-së, 14:00)

-  Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (selia qendrore e LDK-së, ora 15:00)
 
- Oda Ekonomike Gjermano - Kosovare organizon Darkën Gala me rastin e 10 vjetorit të themelimit. (Hotel Emerald, ora 19:00)