01 Gusht 2021

MTI largon nga tregu produktin “Peçko Pivo”

Prishtinë, 6 gusht – Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Kraniqi, ka kërkuar nga Inspektorati i Tregut, që krahas zbatimit të vendimeve të Qeverisë për masat anti-Covid, të luftohet ekonomia informale dhe të mbrohet konsumatori. 

Në kuadër të kësaj dhe eliminimit të praktikave të padrejta tregtare, Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka ndaluar shitjen e produktit me emërtimin “Peçko Pivo”. 

Inspektorati pas informatave që ka marrë ka dalë të terren ku ka hasur me një produkt me emërtimin “Peçko Pivo”.  Subjektit afarist nuk ka pasur faturë të furnizimit, respektivisht, prejardhjen e produktit në fjalë. 

Në pajtim me ligjet në fuqi, Inspektorati i Tregut i ka shqiptuar gjobë materiale dhe ka konfiskuar sasinë e produktit në treg.

Ministri Krasniqi në vazhdimësi ka treguar vendosmërinë e tij në përkrahje të bizneseve, prodhimeve vendore dhe mbrojtjes së konsumatorit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)