05 Dhjetor 2022

Ministrja e Ekonomisë obligon bizneset që të mos i ngritin çmimet

Prishtinë, 16 mars - Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka mbajtur sot konferencë për media, duke e njoftuar opinionin dhe bizneset për udhëzimet e reja që janë ndërmarrë për shkak të virusit COVID-19.

Ministrja Hajdari ka theksuar se janë marrë masat e nevojshme lidhur me situatën e krijuar nga shpërndarja e pandemisë COVID-19 dhe në këtë drejtim janë angazhuar veçanërisht Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, Departamenti i Rezervave Shtetërore, Inspektorati i Tregut dhe Inspektorati i Punës. 

“Nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike – MEPTINIS, me datën 12 mars 2020, sipas ligjit për Tregti të Brendshme, neni 50.2, ne kemi nxjerrë një Urdhëresë me të cilët janë obliguar operatorët ekonomikë që të mos i ngritin çmimet dhe nga e cila urdhëresë është vënë në funksion Inspektorati i Tregut, duke sjell informimin nga terreni dy herë në ditë, dhe e mira është se çmimet janë nën kontroll."

"Ndërsa, për zbatimin e mirëfilltë të vendimit të Qeverise, të datës 13 mars 2020, kemi ofruar udhëzime dhe informata nga Inspektorati i Tregut dhe Inspektorati i Punës duke i përcjellë këto udhëzime e sqarime me shkrim edhe në media, të cilat janë përditësuar gjatë fundjavës - e shtunë, e diel, sipas informatave të marra nga inspektorët komunalë dhe pyetjet e shtruara nga bizneset dhe qytetaret”, ka thënë ministrja Hajdari.

Ministrja ka bërë të ditur se duke filluar nga pranimi dhe adresimi i ankesave të konsumatorëve, qendra e thirrjes pranë Departamentit të Mbrojtjes së Konsumatorit është në dispozicion gjatë gjithë kohës dhe ka pranuar afërsisht 1000 thirrje të cilat i janë adresuar institucioneve relevante të zbatimit të ligjit.  

“Kryesisht ankesat kishin të bënin me ngritjen e çmimeve në mënyrë të menjëhershme dhe pa kritere (në veçanti atyre ushqimore). Po ashtu edhe Inspektorati i Punës është në terren dhe i sjellë raportet dy herë në ditë”, theksoi ministrja.

Ministrja ka treguar edhe për mbikëqyrjen e tregut të mallrave nga Inspektorati i Tregut, që ka kryer inspektime në 900 subjekte afariste.

“Nga këto kemi gjetur mbi 30 shkelje kryesisht të natyrës së ngritjes së çmimeve. Për të adresuar këto shkelje janë ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi”, ka thënë ministrja.

Ndërsa sa i përket mbikëqyrjes së tregut të punës, ministrja ka thënë se Inspektorati i Punës ka kryer 350 inspektime.

“Shkeljet janë hasur kryesisht në mungesë të pajisjeve personale mbrojtëse,  pastaj edhe në dezinfektim të hapësirave dhe dendësi të punësuarve, duke mos respektuar distancën e rekomanduar. Për të adresuar këto shkelje janë ndërmarrë po ashtu masat sipas legjislacionit në fuqi”.

Ministrja bëri të ditur se ka urdhëruar angazhim të kapaciteteve shtesë të zyrtarëve me qëllim të mobilizimit sa më të mirë. 

“Shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë inspektoratet komunale për bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar’’, tha ministrja Hajdari.

‘’Ndërsa, me Departamentin e Rezervave Shtetërore, këtu në ministri, ne veçse kemi bërë planin për rezerva shtetërore dhe e kemi paraqitur te Ministri i Financave dhe Transefereve, në javën e kaluar, e cila kërkesë do të shqyrtohet tani pas miratimit të buxhetit 2020”, tha ministrja Hajdari.

Ministrja theksoi se dëshirojmë t’i konfirmojmë qytetarët që rezervat shtetërore të mallrave janë të ruajtura në depot tona, të cilat janë të kompletuara nga aspekti sasior dhe cilësor, sipas njoftimit nga drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore. “Kryesisht rezerva ka për mallrat, si: gruri, mallra agro-ushqimore, nafta dhe barna”.

Ministrja informoi mediat se janë në kontakt të vazhdueshëm me ndërmarrjet publike qendrore dhe operatorë të tjerë që ofrojnë shërbime themelore, duke përfshirë energjinë dhe telekomunikimin.

Ministrja tha se me urdhëresa nga ministria, kanë kërkuar nga operatorët përgjegjësi të plotë, në mënyrë që të plotësohen nevojat e qytetarëve. Lusim edhe qytetarët që t’i kryejnë obligimet ( duke përfshirë këtu pagesat ne shërbimet themelore, uji, energjia dhe të tjera)”, theksoi ministrja.

“Natyrisht, po marrim masa edhe për mbrojtjen e shërbyesve civilë dhe të punëtorëve në sektorin publik’’ shtoj ministrja.

Ajo bëri të ditur se aktualisht janë duke u takuar me:

1)    KEK, KEDS, KOSTT për të diskutuar  se çfarë masash kanë ndërmarrë apo sa janë mobilizuar lidhur me menaxhimin e situatës

2)    Ndërmarrjet Publike që ofrojnë shërbimet publike si furnizim me ujë, ngrohje dhe mbledhje mbeturinash dhe shërbime tjera publike

3)    Bizneset/përmes odave dhe asociacioneve

Ministrja theksoi se sipas gjendjes se vlerësuar do të veprohet në kohë me vendimet dhe urdhëresat konkrete për ministrinë, si dhe me propozimet konkrete për qeverinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022 - Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të bëjë lansimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të hapë ekspozitën e të burgosurve rreth rasteve të Dhunës në Familje. (Hollin e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)            


- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 16:30)