18 Prill 2024

Ministria e Financave nënshkruan memorandum për Bonot e Diasporës

Prishtinë, 6 korrik - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati sot ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për emetimin e Bonove të Diasporës, me guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e bankave komerciale në Kosovë.

“Arsyeja pse ky instrument është më i leverdishëm është se fillimisht kjo ka të bëjë me atdhedashurinë, e dyta është më e leverdishme sepse në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian normat e interesit aktualisht janë negative ose zero, kurse në Kosovë, megjithëse jemi me valutën Euro, normat janë pozitive.” theksoi Ministri Murati.

Qëllimi i Bonove të Diasporës është kanalizmi i kapitalit të mërgatës drejt investimeve strategjike për zhvillimin e vendit. Emetimi i këtyre Bonove është po ashtu pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike të cilën e ka prezantuar së fundmi Ministri Murati.

Gjatë prezantimit të pakos ai theksoi se këto Bono do të bëhen instrument financimit të Pakos, ku qëllimi kryesor i së cilës është krijimi i vendeve të punës dhe ringjallja ekonomike e vendit.

Bonot e Diasporës janë letra me vlerë të garantuara nga shteti dhe të emetuara nga Thesari i Kosovës. Të drejtë blerjeje kanë të gjithë personat fizikë rezidentë dhe jo-rezidentë.

Fitimi nga ky investim është i liruar nga tatimi dhe paguhet çdo 6 muaj deri në përfundim të maturimit.

Data e emetimit të këtyre Bonove është 20 Gusht 2021, ndërsa kuponi i parë i interesit do të paguhet me 20 Shkurt 2022. Këto Bono kanë maturitet 3 vjeçar me interes vjetor 1.20% dhe 5 vjeçar me interes vjetor 2.20%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)