06 Gusht 2021

Ministri Zharku udhëtoi për në Munih të Gjermanisë

Prishtinë, 24 shkurt - Ministri i Tregtisë  dhe Industrisë, Lutfi Zharku, me bashkëpunëtorë,  udhëtoi sot për në Munih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në konferencën për promovimin e investimeve, që do të mbahet më 25 shkurt 2010.

Konferenca është organizuar nga Agjencia për Promovimin e Investimeve, respektivisht nga Zyra për promovimin e investimeve në Vjenë dhe në bashkëpunim me  Odën e Industrisë dhe Tregtisë së Munihut.

Në  konferencë, përveç ministrit Zharku, do të raportojnë për klimën dhe mundësitë për investime në Kosovë edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, zyrtarë të Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë, përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësues të Odës së Industrisë dhe Tregtisë së Munihut. Po ashtu edhe përfaqësuesit e kompanive gjermane të cilët kanë investuar në Kosovë do të raportojnë për përvojat e tyre në Kosovë.

Interesim për të marrë pjesë në këtë konferencë kanë shprehur më shumë se 100 kompani gjermane të sektorëve të ndryshëm, të gatshme për t’u njohur me mundësitë që ofron Kosova për investitorët e jashtëm.

Konferenca mbahet në vazhdën e konferencave të planifikuara për këtë vit nga Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë, e që është një mundësi e mirë për ta paraqitur klimën e favorshme dhe joshjen e investitorëve për investime në Kosovë.Your browser may not support display of this image.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)