31 Korrik 2021

Ministri Krasniqi kërkon nga CEFTA që të hiqet emërtimi UNMIK-Kosovo

Prishtinë, 15 tetor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel.

Ministri Krasniqi, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj, kanë takuar drejtorin e CEFTA-s, Emir Gjikiq me të cilin kanw biseduar për ndikimin e pandemisë në fushën e tregtisë, barrierat dhe obligimet që kanë shtetet nënshkruese të CEFTA-s.

Ministri Krasniqi ka shprehur qëndrimin e tij dhe të qeverisë së Kosovës sa i përket zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, duke theksuar faktin se shumë prej tyre nuk po zbatohen nga shteti fqinj Serbia.

 “Kërkova që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të jetë vetëm Kosova, të zbatohet marrëveshja  për shenjën e konfirmitetit dhe të njihet kualifikimet profesionale” ka deklaruar ministri Krasniqi.

Në këtë takim, ministri Krasniqi ka kërkuar që t’i bëhet presion Beogradit që bizneset dhe prodhimet e Kosovës të mos kenë pengesa kur kalojnë transit nëpër Serbi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)