24 Shtator 2021

Ministri Krasniqi i informoi përfaqësuesit e OAK për objektivat e MTI-së

Prishtinë, 24 qershor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skender Krasniqin, me bashkëpunëtorë.

Ministri Krasniqi i informoi përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës për objektivat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për mundësitë e mbështetjes së bizneseve kosovare për ta kaluar krizën e shkaktuar nga pandemia.

Ministri Krasniqi u zotua se ndër prioritetet e tij më të rëndësishme janë mbështetja e prodhuesve vendorë dhe fuqizimi i tyre në eksport përmes programeve përkrahëse, që i ka Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Po ashtu ministri iu shpjegoi përfaqësuesve të OAK-ut për pakot mbështetëse të Qeverisë së Kosovës, që do t’iu dalë në ndihmë bizneseve, që parashihet të implementohet në vitin 2021, duke i përfshirë rreth 70 për qind të bizneseve.

Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes OAK-ut dhe MTI-së në tejkalimin e sfidave që i kanë bizneset.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)