03 Gusht 2021

Ministri i Tregtisë viziton Zonën Ekonomike në Suharekë

Prishtinë, 19 gusht - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, me bashkëpunëtorë, do të vizitojë Zonën Ekonomike në Suharekë dhe më pas do të vizitohen edhe disa bizneseve në Prizren.

Vizita do të realizohet në ora 10:00 në Zonën Ekonomike në Suharekë dhe pas përfundimit të kësaj vizite do të vazhdojë vizita në disa biznese në Prizren.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)