30 Nëntor 2022

Marrëveshja ekonomike në Washington rrit eksportin e Kosovës në Serbi

Suharekë, 14 shtator - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Agrokosova Holding nga Suhareka realizuan  aktivitetin “Vjelja e Rrushit Kosova 2020” me moton “Unë konsumoj produkte vendore, Po JU?”, ku të pranishëm ishin shumë biznese, përfaqësues të qeverisë qendore dhe kryetari i komunës së Suahrekës.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha me këtë rast se prodhuesit vendës po fuqizohen dita ditës si dhe është rritur vetëdija për konsumim të produkteve vendëse.“Sot po fillojmë më ndryshe se viteve të kaluara për shkak të pandemisë dhe prandaj  ky aktivitet  ka të bëjë me promovimin, punësimin dhe eksportin dhe nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet kompanisë kosovare dhe asaj nga Serbia.

Kjo është marrëveshja e parë në mes bizneseve koosvare dhe tyre serbe pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Washington në Shtëpin e Bardhe në mes Koosvës, Serbisë dhe SHBA për rritjen e bashkëpunim ekonomik në mes subjeketeve eknomike të këtyre shteteve.

Marrëveshja e sotme kap vlerën  rreth 1 milion euro, e që në Serbi do të paraqitet si “Made in Kosova”.Sipas tij,  institucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë sa i përket rimëkëmbjes ekonomike në kohë të pandemisë. Sektori privat nuk rritet me deklarata mediale, por rritet me ndihma të drejtpërsëdrejta”.“Për herë të parë në histori ka nevojë për ndihmë sektori privat që çuditërisht Kuvendi po heziton që t’i implementoj disa ligje që ka të bëjë me rimëkëmbje ekonomike dhe me ratifikim të disa marrëveshje që kanë të bëjnë me sektorin privat”, tha Shahini.

E pronari i “Agrokosova Holding”, Haziz Tafaj, tha se kanë investuar në ruajtjen e traditës, duke investuar në teknologji të re. Ai më tej shtoi se produktet e tyre eksportohen në shumë shtete të botës dhe se janë vlerësuar për cilësi.“Gjendemi në kohën e vjeljes së rrushit dhe asaj të verës ku së bashku më komunën e Suharekës organizojmë festivalin e vjeljes, por këtë vit për shkak të pandemisë nuk kemi mundur ta organizojmë në mënyrë tradicionale”.

“Kompania jonë njihet në mbarë botën sepse eksportojmë dhe jemi krenar që prodhimet tona pëlqehen dhe vlerësohen. Si ndërmarrje kemi investuar shumë në ruajtjen e traditës, në krijimin e plantacioneve të reja dhe përveç që vitin e kaluar që ka investuar shumë në teknikë, jemi duke investuar shumë edhe në inovacione tjera”, tha ai.

Kurse kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se Suhareka njihet si vendi i kultivimit të hardhisë së rrushit, dhe në pozitën time si Kryetar i kësaj komune  jam në anën e bizneseve dhe do të jem çdo herë “E kam një apel për Kuvendin e Kosovës që sa më shpejt t’i aprovojnë ligjet që kanë të bëjnë më rimëkëmbje ekonomike që ka nevojë gjithë komunat e Kosovës”, tha ai.

Ljubisha Mitroviç nga kompania “Euro Test” tha se bashkëpunimi me kompaninë kosovare “Agrokosova Holding”, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjatë këtij aktiviteti, janë vizituar edhe plantacionet me vreshta, ku u njohën për së afërmi me prodhimtarinë e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 nëntor 2022

- Iniciative për Drejtësi dhe Barazi INJECT dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet IKS organizojnë diskutimin publik për iniciativat e reja ligjore për Mbrojtjen e Grave. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kosova Women 4 Women  në bashkëpunim me Departamentin e Punës Sociale të Universitetit të Prishtinës organizon konferencën "Politikat në veprim kundër dhunës në baza gjinore". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton kërkesën për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në Projektligjin për Buxhet për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Fabian Salvioli raportues special i OKB-së për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, dëmshpërblimit dhe garancive për mospërsëritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Agjencia e Punësimit në bashkëpunim me GIZ Kosova, Universitetin e Prishtinës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizojnë ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Institutit për Politika Zhvillimore organizon edicionin e dytë të Forumit të OZhQ-ve me titull ‘Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030'. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon konsultimin publik me qytetarë për planin e Mobilitetit Urban në Rahovec. (Hotel Park Plaza, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, nga fushëveprimi që mbulon Komisioni për Legjislacion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban Kuvendin e VIII Zgjedhor Qendror. (Hotel Amazona, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit​ të Republikës së Kosovës në të cilën do të paraqitet në interpelancë me kryeministrin, Albin Kurti për çështjen: "Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport mesituatën e krijuar në vend". (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Komunën e Kamenicës me ç ‘rast do të​ takohen me Kryetarin, Kadri Rahimaj. (Komuna e Kamenicës, ora 12:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët, "Xhavit Ahmeti" në fshatin Hodonoc, Komuna e Kamenicës. (Objekti i Shkollës në fshatin Hodonoc, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të jenë afër grave që udhëheqin biznese, znj. Ibadete Sadiku, znj. Kadrije Mustafa dhe znj. Emine Kërhanaj. (Kamenicë, ora 15:00)