26 Shtator 2021

Londër, Ulja e çmimeve shkakton përleshje

Londër, 5 prill - Ka qenë një shoping tepër i rrezikshëm ai që u bë dje në qytetin e Londrës, ku pasi një dyqan kishte deklaruar se do të bënte një zhvlerësim të çmimeve në produktet e tij, atëherë aty u kthye në një grindje të vërtetë midis klientëve.

Të përfshirë në këtë ngjarje ishin dhjetë policë dhe tre klientë të cilët i mori pasioni për të blerë objektet që dëshironin dhe më pas e kthyen atë në një grindje të vërtetë midis tyre.

Rezultati i kësaj grindjeje ishte disa klientë të plagosur lehtësisht, ku asnjëri prej tyre nuk u shoqërua në spital dhe tre të arrestuar.

Lajmi në lidhje me këtë dyqan u shpërnda në mënyrë masive nëpërmjet faqes së Facebook ku shumë persona u informuan dhe nxituan drejt tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)