29 Mars 2024

Kryeministri Kurti kërkon koordinim të prodhuesve dhe tregtarëve shqiptarë

Prishtinë, 3 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, sot pati një takim shumë të ngrohtë me një delegacion të përbërë nga anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri- Perëndimore dhe Odës së Afarizmit të Kosovës.

Biseda e tyre me kryeministrin Kurti kishte nisur herët gjatë ditës, në Konferencën e përbashkët të odave në Hotel International Prishtina.

Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, pasi shprehu urimet e tërë delegacionit për kryeministrin Kurti dhe qeverinë e re, tregoi se ata kanë vënë në dijeni të platformës së tyre partitë politike në këtë prag zgjedhjesh, sepse janë të vetëdijshëm se bashkimi mes bizneseve shqiptare mund të lehtësohet nga masat e qeverive.

Ai potencoi se platforma e Odës me 99 masat e saj, përmban shumë të përbashkëta me programin e qeverisë Kurti.

Veç të tjerash u fol edhe për vështirësitë e biznesit shqiptar në Maqedoni, aty ku roli i shtetit nuk rezulton për shqiptarët. U përmend suksesi i Odës së Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe u nënvizua krijimi i Forumit Ndërkombëtar Shqiptarë.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti potencoi faktin se suksesi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në mbarë botën në biznes tregon se shqiptari më i vuajtur, ai i kësaj hapësire, është edhe më guximtari në biznes.

Kryeministri këmbënguli se në projektin e mundshëm të koordinimit mes prodhuesve dhe tregtarëve shqiptarë kudo në troje, bashkimi dhe konkurrenca janë në përputhje të plotë. Zhvillimi ekonomik e kryen më lehtë bashkimin e shqiptarëve sepse mbështetet në iniciativën e tyre personale dhe jo në pengesat politike e partiake.

Kryeministri Kurti theksoj se rol të madh do të ketë edhe ndërtimi i akseve rrugore, mes të tjerëve Prizren-Tetovë.

Biseda u zhvillua rreth shumë temave që kanë të bëjnë me lehtësimin e biznesit si dhe me cilësinë dhe pagesën e punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)