29 Mars 2024

Kriza greke shkaktoi ngritje të çmimit të arit

Londër, 11 prill - Për shkak të borxhit të lartë të Greqisë dhe pritjet se shkallat kamatore edhe pak kohë do të mbeten jashtëzakonisht të ulta, vlera e arit në bursën e Londrës sot kërceu në vlerë të re rekorde e shprehur në euro.

Një uncë ari (31.1 gramë) kushtonte 863 euro, vlerë e cila deri tani asnjëherë nuk është arritur.

E shprehur në dollarë amerikanë ari kushtonte 1156.85 dollarë për një uncë, ndërsa vlera më e lartë e arit sivjet kushtonte 1161.50 dollarë.

„Çmimi i arit rrit lakminë dhe frikën{, vlerësojnë analistët e bankës gjermane Komercbank, të cilët edhe ditët e ardhshme nuk presin stabilizim të çmimit të arit.

Brengosja lidhur me gjendjen financiare në Greqi, së bashku me mundësitë e pakta tërheqëse për investime, për shkak të shkallave të ulta, mund ta mbajë intersimin e madh për arin dhe nxitjen e çmimit të tij, theksojnë nga Komercbank. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)