24 Shtator 2021

KPK e përkrah vendimin për uljen e normës së akcizës për lëngjet

Prishtinë, 9 korrik - Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar edhe një vendim i cili përkrah fuqizimin e prodhuesve vendor e që ka të bëjë me uljen e normës së akcizës për lëngjet.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah një vendim i tillë ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e konkurrueshmërisë së prodhuesve vendor, e në veçanti të sektorit të lëngjeve, dhe është një ndihmesë shumë e madhe sidomos pas situatës së krijuar në sektorin e prodhimit pas pandemisë COVID19.

Pas shqyrtimit të kërkesave të prodhuesve, Ministria e Financave ka propozuar që lëngjet e caktuara, subjekt i shifrës 2202, të cilat kanë normë të akcizës në vlerë prej 0.045€ (katër cent e gjysmë) një litër, kjo normë e akcizës ulet në 0.005€ (gjysmë centi) për një litër. Ky propozim vendim i votuar sot nga Qeveria, hyn në fuqi në momentin kur njoftohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Edhe njëherë prodhuesit vendor janë të kënaqur dhe shprehin falënderimin për përkrahjen e ofruar dhe shpresojnë që vendime të tilla të jenë shumë më të shpeshta dhe që kërkesat e tyre do të merren parasysh edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)