06 Gusht 2021

Kosova promovon investimet para kompanive bavareze

Mynih, 25 shkurt - Mbi 100 përfaqësues të kompanive nga Bavaria kanë marrur pjesë sot në Mynih në konferencën për bashkëpunim ekonomik dhe investime në Kosovë.

Konferenca është organizuar bashkërisht nga Zyra në Vjenë e Agjencisë së Kosovës për Promovimin e Investimeve (APIK), Oda e Mynihut për Industri dhe Tregti (IHK München) dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, me qëllim të prezantimit të mundësive për investime në Kosovë.

Kompanive gjermane u jane drejtuar Ministri i Tregtisë dhe Industrisë - Lutfi Zharku, Ambasadori Vilson Mirdita,  udhëheqësi i zyres së APIK-ut në Vjenë - Kujtim Dobruna, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës - Besim Beqaj si dhe përfaqësues të Odës së Mynihut për Industri dhe Tregti, investitorë gjerman të pranishëm në Kosovë, përfaqësues të GTZ-së gjermane dhe programeve të USAID.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë ftuar kompanitë gjermane që të investojnë në Kosovë, duke ju garantuar atyre shërbime efikase dhe duke ju prezantuar argumente që e bëjnë Kosovën më interesante për investime.

 

Ministri Lutfi Zharku ka garantuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për investitorët e huaj, duke përmendur edhe qëllimin e nënshkrimit të një marrëveshjeje për mbrojtjen e investimeve në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, njejtë siq është bërë me Austrinë para disa javësh.

Zyra e APIK-ut në Vjenë dhe programet e USAID në sektorin privat u kanë ofruar investitorëve potencial shërbime konkrete për ti lehtësuar investimet e tyre në Kosovë. Vetë pjesëmarrja kaq e madhe në konferencë, që ka befasuar edhe organizatorët, është fakt i qartë që interesimi i investitorëve nga rajoni gjermanofolës për Kosovën është në rritje, tha Kujtim Dobruna, udhëheqës i zyres së APIK-ut në Vjenë.

Pas përfundimit të prezantimeve dhe diskutimeve në konferencë, përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës kanë pasur një numër të madh takimesh direkte me investitorë potencial ku janë diskutuar mundësi konkrete për investime e bashkëpunim ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)