29 Mars 2024

Kosova dhe Shqipëria të veprojnë si treg i përbashkët

Prishtinë, 2 mars - Një delegacion i kryesuar nga z.Agim Shahini, Kryetar i AKB-së dhe i DHKT-së i shoqëruar nga Nënkryetari z. Suat Berisha dhe Drejtoresha Menaxhuese znj. Lumnije Ajdini vizituan znj. Edona Bilali, Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjeve në Republikën e Shqipërisë.

Kryetari z.Agim Shahini me këtë rast tha se dy Qeveritë e vendeve tona kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje bashkëpunimi ekonomiko-social në fusha të ndryshme për të avacuar bashkëpunim në mes sipërmarrësve në të dy anët por mbetet ende shumë për të bërë në ngritjen e këtyre kapaciteteve për të rrit vetëdijen kombëtare për konsum të produkteve vendore.

Shkëmbimet tregtare të të dy shteteve tona janë drejt rritjes por duhet që shtetet të bëjë më shumë ashtu edhe bizneset të kenë bashkëpunim me konsumatorin që të joshin produkte dhe shërbime me cilësi më të lartë dhe të promovojnë besueshmëri më të madhe tek qytetarët dhe turistët e shumtë që ka Shqipëria dhe Kosova dhe të veprojnë si një treg i përbashkët kundrejt konkurrencës së ashpër nga shtetet dhe korporatat e fuqishme të huaja.

Ministrja Znj. Edona Bilali tha se me kënaqësi do të mbështesim çdo iniciativë të sipërmarrësve të të dy vendeve tona në të mirë të rritjes së bashkëpunimit dhe promovimit të vlerave ekonomike kombëtare dhe ne jemi të gatshëm të mbështesim çdo iniciativë që vjen nga bizneset dhe do të jemi kontakti i parë i Qeverisë Shqiptare për rritjen e investimeve, prodhimeve, punësimeve dhe eksporteve të çdo produkti kualitativ e që ka synim tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Në fund të takimit u dakroduam të kemi bashkëorganizime të aktiviteteve të ndryshme në mes dy vendeve tona. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)