28 Nëntor 2021

Kosova dhe Shqipëria akoma me barriera tregtare të shkëmbimeve tregtare

Prishtinë, 4 shkurt - Sot, Instituti GAP, Riinvest dhe ACIT në një tryezë diskutimi prezantuan gjetjet nga dy studimet e realizuara në Shqipëri dhe Kosovë lidhur me potencialin tregtar mes dy vendeve, barrierat tregtare dhe zbatimin e marrëveshjeve bilaterale.

Në hyrje të kësaj diskutimi në panel, Visar Vokrri nga Instituti Riinvest tregoi se gjatë kësaj tryeze do të publikohen dy studime, të cilat do të paraqesin potencialet dhe barrierat tregtare të shkëmbimeve tregtare Kosove dhe Shqipëri.

Këto dy studime janë pjesë e projektit “Shqipëri – Kosovë, Dekonstruktimi i idesë së bashkimit – Perceptimet e qytetarëve për bashkëpunimin mes dy vendeve”, të mbeshtetura financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – OSFA.

Vokrri potencoi që përtej lidhjeve kulturore e historike mes dy vendeve, Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të rëndësishëm strategjik tregtar për njëra-tjetrën.

 Për më tepër, ai nënvizoi faktin që pavarësisht faktit që tashmë kemi një numër të madh marrëveshjesh bilaterale që rregullojnë çështje të ndryshme me tregtinë, në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve ende mbeten te pazgjidhura një sërë pengesash te karakterit teknik apo barrierave te ndryshme jo-tarifore.

Berat Thaqi nga Instituti GAP prezantoi të gjeturat e raportit lidhur me problemet që hasin eksportet nga Kosova për në Shqipëri. 

Me qëllim të matjes së zbatimit të marrëveshjeve, Instituti GAP dhe Riinvest kanë identifikuar rreth 53 objektiva apo obligime konkrete që dalin nga marrëveshjet tregtare Kosovë – Shqipëri.

Në bazë të të gjeturave, 49% e këtyre objektivave janë realizuar plotësisht, 36% janë realizuar pjesërisht, 9% nuk janë realizuar fare ndërsa për tre objektiva nuk kemi mundur të marrim përgjigje.

Objektiva të marrëveshjeve të cilat nuk janë realizuar plotësisht janë: mos mbajtja e takimeve të rregullta të niveleve teknike si pasojë e varësisë së madhe në nivelin politike, elimimin i çmimeve arbitrare që kanë dal si pengesë për eksporte nga Kosova si çokolladat apo patatet; procedurat e dyfishta gjatë tranzitit të produkteve, etj.

Në fund ai përmendi rekomandimet e dala nga ky raport: të shfrytëzohen potencialet për shkëmbime tregtare, te dy shtetet të punojnë në forcimin e sundimit të ligjit, zbatimin e kontratave dhe uljen e korrupsionit; të krijohen programe të përbashkëta të cilat nxisin shkëmbimet tregtare Kosovë - Shqipëri qoftë përmes lehtësimeve financiare apo mbështetjes teknike të bizneseve; të lidhen marrëveshje që harmonizojnë legjislacionin sa i përket akcizave apo taksave tjera të brendshme që janë bërë pengesë për konkurrencë të barabartë në mes të dyja shteteve dhe të krijohen programe mbështetëse për nxitje të industrive të cilat kanë potencial të lartë për shkëmbime tregtare.

Gentian Elezi, nga ACIT, prezantoi të gjeturat e raportit  lidhur me problemet që hasin eksportet nga Shqipëria për në Kosovë.

Ai theksoi se pavarësisht rritjes së flukseve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve në dhjetë vitet e fundit, dy ekonomitë paraqesin dobësi strukturore të cilat pengojnë  shfrytëziminm e potencialeve për shkëmbime tregtare.

Ai përmendi rekomandimet e dala nga ky raport sikurse ngritja e një strukture të lartë dypalëshe (direktorat) me detyrë monitorimin dhe shpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve; krijimi i Fondit të Përbashkët të Investimeve si instrument për mbështetjen e projekteve strategjike që përmirësojnë konkurrueshmërinë dhe lehtësojnë integrimin ekonomik; dokumenti strategjik 10-vjeçar për harmonizimin e politikave të zhvillimit ekonomik si dhe hartimi i planit të veprimit për të zbatuar strategjinë.

Arben Shkodra nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, theksoi se Kosova dhe Shqipëria kanë rreth 70 marrëveshje të nënshkruara,  shumë prejt të cilave nuk po gjejnë zbatim. Marrëveshjet ekzistojnë por do të duhej që të përpilohen akte nën ligjore që të lehtësojnë barrierat në mës dy vendeve.

Ai përmendi potencialet që kanë te dy vendet, dhe që të dy vendet të shohim njëri-tjetrin si importues dhe eksportues me jashtë dhe të shikohen mundesitë se si të kanë qasje në tregun evropian.

Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, pohoi se ekziston potencial për rritje të tregtisë mes dy shteteve.

Ai përmendi sektorin e lëngjeve të Kosovës si potencial i mirë për eksport në Shqipëri mirëpo që edhe ky sektor has në barriera.

Panxha pohoi se hapja e një pike doganore nuk do të thotë që do të ketë automatikisht bashkëpunim tregtar, mirëpo duhet të ketë incentiva konkrete dhe të vazhdueshme kombëtare për arritjen e një tregtie më të shtuar.

Kosova është treguar më e hapur për investime nga Shqipëria, shembull në sektorin e sigurimeve, atë finaciar, të shitjes me pakicë etj. 

Sa i përket marrëveshjeve në mes dy vendeve, ato nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Ai përmendi rëndësinë që faktori njeri  të largohet nga proceset si tek certifikata fitoasantiare e doganat, pasi që në formë arbitrare vendosin barriera tarifore ose jo tarifore.

Numri i kontrolleve duhet të ulet dhe të zbatohet vetëm në raste kur ka dyshime të bëhën kontrolle.

Gjatë kësaj tryeze në diskutim kontribuuan edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë,  përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, përfaqësues të bizneseve, Doganës së Kosovës, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)