29 Janar 2022

Konfindustria kërkon nga Kosova dhe Shqipëria krijimin e tregut të përbashkët ekonomik

Tiranë, 29 dhjetor - Konfindustria kërkon nga vendimmarrja politike e Shqipërisë dhe Kosovës, që pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme dhe problematikave për nisma me natyrë rajonale, përfshi të ashtuquajturin “Minishengen Ballkanik”, të vazhdojnë me shpejtësi dhe pa vonesa të paarsyeshme për plotësimin e agjendës të paraparë dhe marrëveshjeve të nënshkruara të deritashme për krijimin e Tregut të Përbashkët Ekonomik si një qëllim strategjik në interes kombëtar afatgjatë.

Gjergj Buxhuku Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë ka thënë se në këtë kuptim Konfindustria mbështet, si një hap të rëndësishëm pozitiv drejt krijimit të Tregut të Përbashkët Energjitik Shqipëri – Kosovë, marrëveshjen e nënshkruar së fundmi në Tiranë ndërmjet kompanive të transmisionit të energjisë të dy shteteve shqiptare, përktësisht OST dhe KOSTT.

Marrëveshja në thelbin e saj sipas tij ka krijimin e bllokut të pavarur të sistemit të energjisë, duke e shkëputur Kosovën nga varësia formale e derisotme nga Serbia.

Buxhuku konsideron se mjaft e rëndësishme vlerësohet, qëndrimi zyrtar neutral i deritashëm i Rrjetit Europiantë Operatorëve të Sistemeve të Transmisionit të Energjisë/ ENTSO, në dijeni dhe familjare me marrvëshjen në fjalë. 

Konfindustria vlerëson, se marrëveshja në fjalë shënon njëkohësisht një hap përfundimtar të rëndësishëm drejt vënies në funksionim të linjës së tensionit të lartë 400 KV ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, që prej pothuaj 4 vitesh është i pashfrytëzuar.

"Ndërtimi i linjës së sipërpërmendur i ka kushtuar më shumë se 70 milionë euro Shqipërisë dhe Kosovës, siguruar nga një kredi e RF të Gjermanisë."

"Gjthashtu, mosvënia në funksionim e linjës shkakton cdo vit miliona euro kosto mirëmbajtje dhe pagim interesash të kredisë", thekson Buxhuku.

Marrëveshja e pavarësimit të operatorit të transmisionit të energjisë së Kosovës bën të mundur edhe miliona euro shtesë, që deri tash i përfitonte Serbia.

Marrëveshja për krijimin e Bllokut të Përbashkët të përbërë prej dy zonave rregulluese përkatësisht OST dhe KOSTT sipas tij përbën dhe një bazë të rëndësishme për shmangien e vonesave subjektive dhe të panevojshme të  deritashme për krijimin e Bursës së Përbashkët të Energjisë si kusht bazë për liberalizimin e tregut me përfitim të drejtpërdrejtë të ekonomive, biznesit dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)