28 Mars 2024

Konfindustria kërkon masa të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës

Tiranë, 12 prill - Konfindustria vlerëson, se në kushtet e reja të ndryshimeve të thella të politikave globale, pasojë e luftës kundër epidemisë Covid 19 dhe me qëllim të rritjes së efektivitetit në shërbim të shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ndërtojnë dhe zbatojnë programe dhe masa të jashtëzakonshme të përbashkëta.

Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku ka thënë së shpenzimet buxhetore të emergjencës për mallra dhe shërbime të drejtohen në maksimumin e mundshëm te operatorët vendorë në Shqipëri dhe Kosovë, duke shmangur importet.

"Është tërësisht e papënueshme dalja pa arsye e valutës jashtë hapsirave kombëtare në kushtet e shtrëngimeve financiare të sotme."

"Vecanërisht e rëndësishme masa e mësipërme është për sektorët e bujqësisë, agroindustrisë,  fermerët, etj", thekson Buxhuku.

Politika të mbylljes tregtare kanë filluar në të gjitha shtetet më të zhvilluara të botës përfshi edhe BE.

Konfindustria kërkon të lehtësohet tërësisht transporti dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Buxhuku ka thënë se duhet të ndërtohen politika të përbashkëta mjekësore për investime dhe blerje pajisjesh, teknologji, shërbime, etj. nga tregjet e huaja në kushtet e jashtëzakonshme të Covid 19 dhe në afatgjatë me qëllim uljen e kostove financiare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.

"Të fillojë ndërtimi i politikave të përbashkëta me qëllim sigurimin sa më të shpejtë të pavarësisë ushqimore dhe energjitike të Shqipërisë dhe Kosovës", ka deklaruar në fund Buxhuku.






 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)