29 Mars 2024

Komuna e Gjilanit dhe e Kumanovës modernizojnë tregjet

Gjilan, 26 gusht - Është promovuar projekti i bashkëpunimit ndërkufitar Gjilan-Kumanovë për “Treg i qëndrueshëm për produkte të freskëta të farmereve…”, projekt ky tashmë në finalizim i cili është mbështetur nga Bashkimi Europian.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, e ka përgëzuar menaxherin e këtij projekti dhe ekipet e dy komunave për punën e jashtëzakonshme që e kanë bërë në modernezimin e tregjeve këndej e andej kufirit në shërbim të farmerëve.

“Përkundër disa vështirësive, takimet e tona të vazhdueshme me tregtarët dhe serioziteti ynë ka bërë që t’i bindim që tregu po bëhet për ta dhe qytetarët e komunës së Gjilanit. Me këtë projekt, ne kemi dëshmuar se e kemi ruajtur tregtarin dhe ekonominë familjare. Ne ua kemi lehtësuar shumë punën në këto ditë të sezonit veror. Në emër të kryetarit Haziri, e falënderojmë BE’në për mbështetjen në këtë dhe projektet tjera. Urime tregtarëve dhe qytetarëve”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Menaxheri i projektit të përbashkët Gjilan-Kumanovë, Eroll Jonuzi, njoftoi se gjatë periudhës dy vjeçare sa ka zgjatur ky projekt, janë realizuar trajnime për fermerët e Gjilanit dhe Kumanovës, të cilat do ua kanë lehtësuar funksionimin e kësaj veprimtarie.

“Një falënderim i madh shkon për Komisionin Europian që e mbështeti këtë projekt në vlerë prej 324 mijë euro, e që përkthehet me ndërtim të tregjeve në Gjilan, përkatësisht 100 shtande në Tregun e Gjelbër si dhe 30 shtande mobile në “Arbëri”, Përlepnicë e Dardani, ndërsa në Kumanovë, ndërtimi i pjesës së kulmit të Tregut dhe tregut mobil me 20 shtande. Po ashtu, e falënderoj kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e jashtëzakonshme që ky projekt të shohë suksesin”, tha Jonuzi.

Një fjalë përshëndetëse e pati edhe Rrezarta Jakupi, e cila së bashku me Fisnik Isufin kanë qenë ideatore të këtij projekti, duke thënë se qëllimi është që të ndikohet edhe në zhvillim  ekonomik, por edhe ne zhvillim social për të gjithë të involvuarit në këtë projekt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)