23 Tetor 2021

Klubi i Prodhuesve kërkon të përkrahen prodhimet vendore në të gjitha blerjet publike

Prishtinë, 31 mars - Në këtë kohë krize të krijuar nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ju bën thirrje të gjitha institucioneve si atyre lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës që të përkrahin prodhimet vendore në të gjitha blerjet publike.

Klubi i Prodhuesve në vazhdimësi ka bërë thirrje që institucionet e Republikës së Kosovës duhet t’i japin përparësi prodhimeve vendore gjatë prokurimit publik, kur dihet që kjo praktikë zbatohet në shumicën e vendeve të regjionit dhe në vendet e BE-së.

Me gjithë sakrificat, prodhuesit kosovar po vazhdojnë prodhimin përkundër humbjeve të cilat po përballen, ata po ashtu kanë shprehur gatishmërinë që të punojnë vetëm për kauzën e përbashkët të mbrojtjes së prodhimeve vendore.

Prandaj, Klubi i Prodhuesve ju bënë thirrje të gjithëve që të përkrahin prodhimin vendor, pasi që prodhimit vendor sot më shumë se kurrë i nevojitet përkrahja jonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)