18 Prill 2024

Kina përballet me presionin për të rritur monedhën e saj

Peking, 7 mars - Kina po përballet me presionin në rritje nga partnerët tregtar që të lehtësoj kontrollin e monedhës dhe po jep shenja se mund të rrisë vlerën e Yuan për të lehtësuar tensionet në ekonominë e saj të shpejtë në rritje.


Një Yuan i fortë mund të ndihmojë lideret e Kinës që të arrijnë qëllimin e tyre për ta bërë ekonominë  më të qëndrueshme përmes rritjes së fuqisë blerëse dhe zvogëlimit të varësisë nga eksportet dhe investimet.
Kjo mund të zvogëloj suficitin e tregtisë së paqëndrueshme politikisht në Kinë, duke bërë derdhjen e parave të huaja në ekonomi më të menaxhueshme.

Një ndryshim mund të ndihmojë edhe uljen e tensioneve me Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe partnerët tjerë tregtar që ankohen se një yuan i nënvlerësuar ei bënë eksportet e Kinës shumë të lira dhe i lëndon konkurentët e huaj, duke i prolonguar krizat globale ekonomike.

Analistët thonë se Pekini mund të lejojë që yuan të rritet ndaj dollarit para mesit të këtij viti. Por ata thonë se çdo rritje do të jetë graduale dhe do të bëjë pak për të ulur deficitet tregtare të SHBA dhe Evropës dhe të krijojnë vende pune.

"Edhe nëse Kina fillon të vlerësojë, mundësia është se kjo do të ndodhë shumë ngadalë dhe gradualisht, pa një ndikim të menjëhershëm në tregti," tha Nikolla Consonery, një analist në Uashington për Grupin Euroazi , një firmë konsultuese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)