16 Tetor 2021

Kastrati kundër privatizimit të ndërmarrjes

Mitrovicë, 12 shkurt - Pas njoftimit për përfshirjen në procesin e privatizimit të ndërtesës së ndërmarrjes administrative “LUX” SH.P.K, në qendër të Mitrovicës, në të cilën është e vendosur biblioteka “Latif Berisha”, ka reaguar kryetari i komunës, Avni Kastrati, i cili vlerëson se ajo ndërtesë është shumë e nevojshme për bibliotekën.

Në këtë kontekst, ai përkujton se biblioteka “Latif Berisha” është nën menaxhim të komunës, ndërsa objekti ku është i vendosur, është shumë i përshtatshëm për të, duke qenë se është një objekt që ka edhe vlera kulturore dhe historike.

Kryetari Kastrati sqaron se kërkesën për mosprivatizim të këtij objekti do t’ia dërgoj edhe drejtuesve të Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), në mënyrë që të merret parasysh edhe nevoja që ka komuna për këtë ndërtesë.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Tetor 2021

- Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” do të organizojë konferencë për media, ku do të shpalosen të gjeturat kryesore nga vëzhgimi i fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. (Zyrat e KDI-së, rruga “Bajram Kelmendi”, ora 10:00)
 
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për Zgjedhjet Lokale 2021. (Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizon në bashkëpunim me KPP ‘Gani Maloku’ kanë paraparë organizimin e turneut të dytë memorial të veteranëve në nder të Gani Malokut.. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 14:00)