09 Shkurt 2023

Japonia lëshon 16 milionë fuçi naftë për tregun global

Tokio, 8 prill - Japonia planifikon të nxjerrë në treg rezervat e naftës për të stabilizuar tregun ndërkombëtar, i cili po kalon një krizë të thellë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Rusisë.

Skynews raporton se Japonia do të lëshojë rreth 16 milionë fuçi rezerva me naftë për ti dhënë “frymë” tregut global.

“Stabilizimi i tregut të energjisë është shumë i rëndësishëm dhe ndërsa ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje vendeve prodhuese të naftës (për bashkëpunimin e tyre), Japonia do të bëjë atë që mundet,” tha për gazetarët kryeministri japonez Fumio Kishida.

Joe Biden, presidenti i SHBA, njoftoi javën e kaluar se SHBA do të lëshojnë një milion fuçi në ditë naftë bruto për gjashtë muaj nga Rezervat e Naftës, lëshimi më i madh në historinë e SHBA-ve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)