28 Mars 2024

Izraeli dhe Emiratet Arabe nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim tregtar

Jerusalem, 30 qershor - Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid dhe homologu i tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) sheik Abdullah bin Zayed Al Nahyan të martën vonë nënshkruan marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve, bëri të ditur televizioni izraelit KAN TV.

Kanali zyrtar izraelit KAN TV nuk zbuloi detajet e marrëveshjes.

Takimi, i pari i këtij lloji që u zhvillua publikisht, trajtoi "gjithçka që lidhet me bashkëpunimin në përballjen me kërcënimin bërthamor iranian", theksoi kanali.

Lapid dhe Al Nahyan po ashtu diskutuan përpjekjet për të zgjeruar rrethin e marrëveshjeve të normalizimit me Izraelin për të përfshirë më shumë vende arabe dhe islame dhe situatën në Rripin e Gazës.

Më herët, Lapid mbërriti në EBA për një vizitë zyrtare dy-ditore, e para e këtij lloji, dhe hapi ambasadën e vendit të tij në Abu Dhabi.

Grupi palestinez i rezistencës Hamas në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i saj në Gaza, Hazem Qassem, tha se hapja e ambasadës së Izraelit në EBA "pasqyron këmbënguljen e këtij të fundit për mëkatin kombëtar që bëri përmes normalizimit".

Të mërkurën, Lapid është planifikuar të përurojë konsullatën izraelite në Dubai.

Në shtator të vitit të kaluar, Izraeli, EBA dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje normalizimi në Washington nën kujdesin e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)