20 Shtator 2021

Investimet nga Gjermania në Kosovë kanë shënuar rritje prej 29 milion euro

Prishtinë, 3 shtator - PrishtinOda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka njoftuar se pas përpunimit të të dhënave zyrtare nga Banka Qendrore e Kosovës, ka vërejtur se Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania në Kosovë në periudhën Janar-Qershor 2021 kanë shënuar rritje prej 29 milion Euro apo 95% rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Ndërsa, investimet direkte nga Kosova në Gjermani në vitin 2020 kanë shënuar rritje prej rreth 3.5 million Euro apo 70% rritje në krahasim me vitin 2019.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)