19 Prill 2024

Inspektorët largojnë mallrat e ekspozuara në trotuaret e Mitrovicës

Mitrovicë, 5 nëntor - Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, nën asistimin e Policisë së Kosovës, sot kanë ndërmarrë aksion duke mos lejuar shitësit e ndryshëm që produktet e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira tjera publike, të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve.

Inspektorët komunal bëjnë të ditur se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të Policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore.

Kjo gjë sipas tyre flet për faktin se shitësit  po e kuptojnë seriozitetin e angazhimit të inspektorëve komunalë dhe rëndësinë e lirimit të hapësirave publike për lëvizje të lirë e pa pengesa të qytetarëve.

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, thekson se aksione të ngjashme do të ketë në vazhdimësi, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)