27 Janar 2023

Inflacioni vjetor në Bashkimin Evropian u rrit në 1.7 për qind

Bruksel, 17 prill - Zyra e Statistikave Evropiane (Eurostat) ka njoftuar se inflacioni vjetor në Bashkimin Evropian në mars ka qenë 1.7 për qind, nga 1.3 për qind në shkurt.

Sipas Eurostat, shifrat për të njëjtin muaj të vitit të kaluar ishin 1.2 për qind.

Shkalla vjetore e inflacionit në zonën e euros ishte 0.9 për qind muajin e kaluar, e qëndrueshme krahasuar me janarin.

Në mars, kontributi më i madh në normën vjetore të inflacionit në zonën e euros erdhi nga shërbimet, pasuar nga energjia, ushqimi, alkooli, duhani dhe mallrat industriale joenergjetike.

Krahasuar me shkurtin, inflacioni vjetor ka rënë në 3 shtete anëtare, mbeti i qëndrueshëm në 3 dhe u rrit në 21.

Vendet me normat më të ulëta të inflacionit ishin Greqia (-2 për qind), Portugalia, Malta, Irlanda dhe Sllovenia (të gjitha 0.1 për qind).

Nga ana tjetër, normat më të larta vjetore u regjistruan në Poloni (4.4 për qind), Hungari (3.9 për qind), Rumani dhe Luksemburg (të dyja 2.5 për qind).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)