03 Shkurt 2023

Inflacioni në Gjermani bie në 2,3 për qind

Prishtinë, 29 qershor - Inflacioni vjetor në Gjermani, i cili ishte 2,5 për qind në maj, u regjistrua në 2,3 për qind në qershor.

Zyra Federale e Statistikave e Gjermanisë (Destatis) njoftoi të dhënat kryesore për qershorin mbi rritjen e çmimeve në vend.

Sipas të dhënave, inflacioni vjetor, i cili ishte 2,5 për qind në maj, është regjistruar në 2,3 për qind në qershor, në përputhje me pritjet e tregut.

Vlen të përmendet se çmimet e energjisë u rritën me 9,4 për qind në bazë vjetore. Inflacioni në vend u rrit me 0,4 për qind në bazë mujore.

Nga ana tjetër, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në përputhje me BE-në në Gjermani u rrit me 0,4 për qind në bazë mujore dhe me 2.1 për qind në bazë vjetore në qershor.

Gjithashtu është e rëndësishme të përmendet se inflacioni vjetor në vend, i cili ka ekonominë më të madhe në Eurozonë, mbeti mbi objektivin e Bankës Qendrore Evropiane prej gati 2 për qind për gjithë Eurozonën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)