27 Nëntor 2022

Inflacioni në Belgjikë arrin nivelin më të lartë në 47 vitet e fundit

Bruksel, 29 shtator - Inflacioni në Belgjikë u rrit në 11.27 për qind në shtator, niveli më i lartë i matur që nga viti 1975.

Instituti i Statistikave të Belgjikës (Statbel) ka publikuar të dhënat e inflacionit në vend për muajin shtator.

Sipas të dhënave, inflacioni në Belgjikë, i cili ishte 9.94 për qind në gusht, u rrit në 11.27 në shtator. Sipas kësaj, inflacioni në vend shënoi nivelin më të lartë të matur që nga gushti i vitit 1975.

Në Belgjikë, inflacioni u mat në nivelin 11.42 për qind 47 vjet më parë. Inflacioni bazë në vend u rrit në 6.21 për qind në shtator.

Rritjet më të theksuara të çmimeve në muajin shtator ishin në energjinë elektrike, gazin natyror, veshjet, pijet alkoolike, vajin për ngrohje, kafenetë dhe restorantet, udhëtimet, blerjet e automjeteve dhe qiratë.

Arsyeja kryesore e rritjes së inflacionit në vend është energjia. Rritja e çmimeve të produkteve energjetike arriti në 60.54 për qind. Kontributi i produkteve energjetike në inflacionin e shtatorit ishte 5.39 për qind.

Krahasuar me një vit më parë në shtator, në Belgjikë çmimi i gazit natyror u rrit me 134.9 për qind, i energjisë elektrike me 81.3 për qind dhe i naftës për ngrohje me 56.3 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)