09 Shkurt 2023

Inflacioni arrin në nivele rekord në Turqi

Ankara, 4 prill - Norma e inflacionit në Turqi ka arritur nivelin më të lartë në 20 vjetet e fundit, pasi rritja e çmimeve botërore të energjisë komplikoi problemet ekzistuese ekonomike të vendit.
 
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin mars 2022 u rrit 61 për qind nga 54 për qind që ishte në shkurt, duke arritur në nivelin më të lartë që nga marsi i 2002-së.

Kostot e ushqimit, të cilat përbëjnë rreth një të katërtën e shportës së inflacionit të Turqisë, u rritën 70 për qind nga viti në vit, ndërsa kostot e energjisë u rritën pothuajse 103 për qind.

Edhe përpara agresionit ushtarak rus të Ukrainës, që shkaktoi rritjen e kostos së energjisë, Turqia po përballej me inflacionin më të lartë që kur partia e presidentit Recep Tayyip Erdogan erdhi në pushtet pothuajse dy dekada më parë.

Shpenzimet enorme kanë dhënë një goditje të rëndë mbështetjes për Erdoganin nga qytetarët. Mirëpo, presidenti turk, një “armik i interesit” ka refuzuar të lejojë Bankën Qendrore të vendit të rrisë normat e interesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)