29 Mars 2024

Indeksi i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej 0.1 %

Prishtinë, 12 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shtator 2020.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.1%) në muajin shtator 2020.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.1%) në muajin shtator 2020, krahasuar me muajin gusht 2020.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-9.3%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-0.4%)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës); pushime të organizuara (-2.3%); shërbime hoteliere (-06%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perime (4.2%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (1.9%)-(ngritje e çmimeve të drunjve për ngrohje), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shtator 2020 me muajin shtator 2019 ishte
(-0.4%).

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.4%) në muajin shtator 2020, krahasuar me muajin shtator 2019.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-2.1%); pemë (-3.5%); veshje (-1.3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (-5.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-14.5%)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.4) për qind në IHÇK.

Ndërsa ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.6%); mish (1.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3.1%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.9%); duhan (2.2%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (4.7%); shërbime ambulatore (5.5%); shërbime hoteliere (1.8%); kujdes personal (2.1%); sigurime (19.7%)-(ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.0 për qind në IHÇK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)