19 Mars 2024

Indeksi i çmimeve të konsumit më i lartë për 0.5 për qind

Prishtinë, 11 janar - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin dhjetor 2021.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.5% në muajin dhjetor 2021.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë, në një mesatare prej  0.5% në muajin dhjetor 2021, krahasuar me muajin nëntor 2021.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.9%); mish (1.1%); vajra dhe yndyra ushqimore (2.4%); perime (4.2%); kafe, çaj dhe kakao (2.0%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.0%); duhan (2.9%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (2.1%); blerje e automjeteve (0.5%); shërbime hoteliere (1.5%); kujdes personal (1.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.7 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-2.7%); veshje (-1.6%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-2.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2021 me muajin dhjetor 2020 ishte 6.7%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë, në një mesatare prej 6.7 për qind në muajin dhjetor 2021, krahasuar me muajin dhjetor 2020.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (14.4%); mish (6.2%); qumësht, djathë dhe vezë (6.8%); vajra dhe yndyra ushqimore (32.7%); perime (11.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (9.4%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj., (5.4%); kafe, çaj dhe kakao (10.7%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.3%); pije alkoolike (3.2%); duhan (5.8%); këpucë (3.4%); gaz (21.6%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (13.3%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2.8%); pajisje shtëpiake (5.6%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4.3%); produkte farmaceutike (3.3%); blerje e automjeteve (5.6%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (4.8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (28.1%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (5.7%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); pajisje audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informative (2.9%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (2.4%); gazeta, libra dhe materiale për zyre (1.9%); shërbime hoteliere (6.5%); kujdes personal (3.1%); gjërat personale (1.9%); shërbime financiare (6.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6.8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: pemë (-3.5%), me një ndikim prej
(-0.1) për qind në IHÇK.
Norma mesatare vjetore e inflacionit  për vitin 2021 ishte 3.4%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2021 ishte më i lartë, në një mesatare prej 3.4 për qind, krahasuar me vitin 2020.

Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2021 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (4.3%); mish (1.4%); qumësht, djathë dhe vezë (3.8%); vajra dhe yndyra (22.9%); perime (4.1%); sheqer dhe ëmbëlsira (2.2%); kafe, çaj dhe kakao (2.4%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.9%); pije alkoolike (2.7%); duhan (3.7%); gaz (8.7%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (5.9%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (1.4%); pajisje shtëpiake (3.1%); produkte farmaceutike (2.3%); blerje e automjeteve (1.3%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (1.7%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (17.6%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (5.3%); shërbime të tjera lidhur me pajisjet personale të transportit (4.1%); shërbime për transport (2.0%), shërbime telefonike dhe të telefaksit (18.4%); pajisje audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informative (2.7%); pushime të organizuara (4.3%); shërbime hoteliere (1.8%); kujdes personal (1.5%); shërbime financiare (4.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3.7 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2021 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-9.3%); energji elektrike (-4.3%) (për arsye se në periudhën janar - maj 2021 ishte për 0.0061 cent për 1kwh më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19 Nr. 07/L-016 neni 15), me një ndikim të përbashkët prej (-0.3 për qind) në IHÇK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)