06 Dhjetor 2022

Indeksi i çmimeve të konsumit ishte 0.1% me i ulët në muajin mars

Prishtinë, 10 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin mars 2020.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1% në muajin mars 2020 krahasuar me muajin shkurt 2020.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: përdorim i pajisjeve për transportin personal (-6.4%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës) me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.5%) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (0.2%); mish (0.4%); pemë (7.2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.6%); pije alkoolike (2.1%); veshje (2.4%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (0.4%) në IHÇK. Si dhe, ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe, pa ndonjë ndikim në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2020 me muajin mars 2019, ishte 0.7%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 0.7% në muajin mars 2020, krahasuar me muajin mars 2019.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.0%); mish (2.9%); qumësht, djathë dhe vezë (2.0%); vajra dhe yndyrëra (2.5%); pemë (13.0%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.4%); produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza etj., (4.2%); kafe, çaj dhe kakao (10.8%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0.4%); drunj për ngrohje, enë, takëme dhe mjete të ndryshme të kuzhinës (2.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4.7%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (3.6%); shërbime ambulatore (6.1%); blerje e automjeteve (1.7%); shërbime hoteliere (2.5%); gjëra personale (4.2%); sigurime (19.2%); sigurim i automjeteve, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: perime (-13.7%); veshje (-0.9%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-7.5%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbime të transportit (-2.7%) – (rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.1 për qind) në IHÇK.

Si dhe ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupeve pa ndonjë ndikim në IHÇK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)