28 Mars 2024

Heqja taksës 100% duhet të shoqërohet me ngritjen e institucioneve të kontrollit

Tiranë, 8 mars - Konfindustria vlerëson, se pasojat negative të heqjes me detyrim të taksës 100%, të zbatuar prej më shumë se një viti nga Kosova ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje-Herzegovina, duhet të shoqërohen me ngritjen dhe bërjen efektive sa më shpejt të institucioneve të kontrollit dhe zbatimit të masave të parashikuara në marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë së lirë, rregullave të OBT/Organizatës Botërore të Tregtisë, CEFTA, etj,.

Konfindustria vlerëson, se sipas të dhënave historike një numër i madh i mallrave dhe shërbimeve me origjinë nga Serbia kanë patur natyrën e mirëfilltë të politikave “dumping" në kundërshtim të qartë me praktikat ndërkombëtare të tregtisë së lirë.

Administratori i Përgjithshëm, Gjergj Buxhuku ka theksuar se Qeveria e Serbisë ka subvencionuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë eksportet, me synimin e kapjes së tregjeve, falimentimeve dhe/pamundësisë së ndërtimit të industrive vendore si dhe krijimit të monopoleve tregtare në Kosovë.

Politika të tilla sipas Buxhukut kanë qenë dhe janë të pranishme edhe në tregun e Shqipërisë për prodhime të caktuara. 

Konfindustria vlerëson, se agresioni tregtar i Serbisë ndaj industrive dhe prodhimeve të Kosovës, është ndihmuar nga bashkpunimi me grupe monopoliste vendore me ndikim të qartë korrupsionist në vendimarrjen politike, agjencitë doganore, tatimore, etj..

Gjithashtu sipas Buxhukut rol të rëndësishëm negativ dhe ndihmues të politikave të agresionit tregtar të Serbisë ka patur edhe paaftësia e agjencive shtetërore të Kosovës për të kontrolluar kontrabandën masive.

"Kontrabanda është kushtëzuar edhe nga mungesa e kontrollit të plotë të territorit në pjesën veriore nga qeveria e Kosovës, që e ka kthyer praktikisht zonën në fjalë në një nga “magazinat” më të mëdha të kontrabandës në Europë", ka vlerësuar Buxhuku.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)