04 Shkurt 2023

Fragogiannis thekson vullnetin për avancimin e tregtisë mes Kosovës dhe Greqisë

Prishtinë, 13 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme për Diplomaci Ekonomike të Greqisë, Kostas Fragogiannis.

U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit nga i cili do të mund të përfitojnë qytetarët e të dy vendeve. U veçuan mundësitë në sektorët e përpunimit të drurit dhe metaleve, si dhe në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK).

Zëvendësministri Fragogiannis theksoi vullnetin për avancim të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve tregtare mes Kosovës dhe Greqisë, për t’i afruar njerëzit e të dyja vendeve që janë pjesë e komunitetit të biznesit.

Kryeministri Kurti e njoftoi për progresin e konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik në një vit qeverisje, duke veçuar rritjen ekonomike prej 10,53%, që është më e larta në rajon, njëherit më e larta në Kosovën e pavarur.

Duke folur për masat e reja të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga të cilat do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë, kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverisë për rritjen e mirëqenies sociale.

Zëvendësministri Fragogiannis shprehu interesim për bashkëpunim me theks në investime ekonomike, në kulturë dhe fushën e arsimit dhe aftësimit profesional.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)