07 Shkurt 2023

Fillon zbatimi i çmimit të ri për naftën ruse

Bruksel, 6 dhjetor - Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi i vendeve perëndimore për të vendosur një tavan për çmimin e naftës që Rusia mund të eksportojë.

Australia, Britania, Kanadaja, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe 27 vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të premten të kufizojnë çmimin për naftën ruse në 60 dollarë për fuçi.

Masa e re kufizuese synon të frenojë ekonominë ruse dhe të zvogëlojë më tej aftësinë e saj për të financuar luftën në Ukrainë.

Moska ka thënë se nuk do ta respektojë vendimin dhe do e shesë naftën e saj me çmimin e tregut.

Anijet transportuese të naftës, që janë nisur të hënën nga portet ruse, përballen me një udhëtim të pasigurt.

Sipas vendimit të javës së kaluar, kompanitë e sigurimit dhe kompanitë transportuese të naftës do të lejohen të tregëtojnë naftën ruse vetëm nëse ajo shitet me çmimin tavan prej 60 dollarësh. Shumica e kompanive të sigurimit janë me seli në Evropë dhe në Britanin ë e Madhe.

Nafta ruse edhe tani shitej me një çmim rreth 65 dollarësh për fuçi, shumë më ulët sesa çmimi i tregut që të premten ishte 85.42 dollarë për fuçi

“Para pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja plotësonte një të katërtën e nevojave të saj për naftë nga Rusia. Eliminimi i këtyre importeve është një hap i madh për Evropën. BE-ja ishte gjithashtu tregu më i madh i eksportit për Rusinë dhe ka mbetur i tillë, deri tani”, vlerëson analisti kryesor i Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, Lauri Myllyvirta.

Kufizimi i çmimit synon të shtojë presionin ekonomik mbi Rusinë dhe të zvogëlojë aftësinë e saj për të financuar luftën në Ukrainë.

Rusia thotë se nuk do t'i përmbahet vendimit edhe nëse duhet të zvogëlojë prodhimin, ndërsa presidenti rus, Putin paralajmëroi se vendimi do ndëshkojë vendet e varfra.

“Nëse vendosen kufizime artificiale të çmimeve të naftës ruse ose vendeve të tjera, kjo në mënyrë të pashmangshme do të përkeqësojë klimën e investimeve në sektorin global të energjisë dhe më pas do të çojë në mungesë globale të burimeve energjetike dhe kostoja e tyre do të rritet. Kjo pra do të godasë shtetet më të varfra”, tha presidenti rus, Vladimir Putin.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh në botë i naftës.

Nafta ka qenë një nga burimet kryesore të fitimeve ruse që nga zbulimi i naftë dhe gazit në Siberi pas Luftës së Dytë Botërore. .

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)