19 Prill 2024

Evropianët theksojnë kushtet për Greqinë

Berlin, 26 prill - Gjermania dhe Franca kanë këmbëngulur se çdo ndihmë financiare për të ndihmuar Greqinë që ajo të tejkalojë problemin me borxhin e madh duhet të varet nga ulja e shpenzimeve të autoriteteve greke.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, i deklaroi gazetës, Bild se nuk kishte garanci se Gjermania dhe BE-ja do të aprovonin ndihmën për Greqinë.

Ai tha se vendimi do të varej nga kursimet e vazhdueshme të qeverisë greke.

Ministrja franceze e Financave, Christine Lagarde duke folur për gazetën franceze, Journal du Dimanche tha se Greqia nuk kishte përmbushur zotimet e bëra në të kaluarën.

Ajo tha se lëvrimi i ndihmës duhet të verifikohej në mënyrë strikte.

Ditën e premte Greqia kërkoi aktivizimin e paketës së ndihmës me vlerë 60 miliard dollarë nga partnerët e BE-së dhe FMN-ja.

Kriza e shkaktuar nga defçiti buxhetor në Greqi dominoi edhe takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar me Bankën Botërore.

Në Greqi përfshirja e FMN-së ka krijuar zemëratë në popull dhe janë rritur zërat kundër pranimit të këtij borxhi të madh.

Shefi I FMN-së u përpoq të sigurojë opinionin publik në Greqi lidhur me politikat e institucionit të tij.

Dominique Strauss-Kahn është i ndërgjegjshëm për shqetësimet në Greqi lidhur me politikat që vendit i duhet të ndjekë për të marrë ndihmën financiare.

Ai tha se FMN-ja kishte si objektiv të ndihmonte vendet në vështirësi, por ai nuk hodhi dritë mbi politikat e mundshme.

Besohet se fjala është për më shumë ulje të shpenzimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)