18 Gusht 2022

Euro me vlerën më të ulët kundrejt dollarit që nga viti 2002

Frankfurt, 5 korrik - Monedha e Bashkimit Evropian Euro sot regjistroi rënien e vlerës së saj në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 2002 pasi hendeku i politikës monetare midis Bankës Qendrore Evropiane (BQE) dhe Rezervës Federale të SHBA-së (FED) pritet të thellohet për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.

Kursi i këmbimit të euros kundrejt dollarit amerikan ra nën 1.03 për herë të parë në gati dy dekadat e fundit.

Inflacioni vjetor në zonën e euros ka arritur në një nivel të ri rekord prej 8.6 për qind në qershor për shkak të çmimeve të larta të energjisë.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde tha se banka synon të rrisë normat e interesit me 25 pikë bazë në korrik ndërsa tregu beson se rritja më e shpejtë e normave nuk do të jetë e mjaftueshme për të frenuar inflacionin.

Në qershor, FED rriti normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, rritja më e madhe e normës në 28 vjet.


Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)