19 Prill 2024

Euro arrin në nivelin më të lartë në Shqipëri

Tiranë, 20 mars - Në Republikën e Shqipërisë euro ka kërcyer sot mbi 123 lekë, për herë të parë që nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar, duke u këmbyer në këtë mënyrë në nivelin më të lartë të 5 muajve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.03 lekë, ose 0.14 lekë më shumë se një ditë më parë, niveli më i lartë që nga 7 nëntori 2019.

Që prej disa ditësh Shqipëria është vënë nën masa të rrepta të bllokimeve të lëvizjeve, çka ka sjellë pothuajse një paralizë totale tek bizneset në vend.

Në bursa, euro ka rënë ndjeshëm gjatë javës së fundit, duke zbritur në 1.074 dollarë gjatë ditës së sotme, nga niveli i lartë prej 1.14 dollarë që ishte në fund të marsit, si rrjedhojë e frikës së pasojave që do të ketë për ekonominë europiane shpërthimi i koronavirusit, ku Italia e Spanja po rezultojnë më të prekurat.

Rritja e euros në tregun e brendshëm, në një kohë që në bursa është në rënie është një tregues i ofertës së ulët për të në tregun vendas. Por ekspertët e tregut valutor pohojnë se ky kurs nuk është real.

Rritje ka shënuar edhe dollari, që këmbehet me 113.37 lekë, duke u këmbyer në nivelin më të lartë që nga nëntori 2017./Monitor

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)