19 Mars 2024

Eneos Holdings ndalon importin e naftës nga Rusia

Tokio, 14 maj - Kompania "Eneos Holdings", një nga furnizuesit më të mëdhenj të naftës në Japoni, njoftoi se ka ndaluar importin e naftës nga Rusia.

Presidenti i "Eneos", Saito Takeshi në një konferencë për media tha se i kanë dhënë fund importit të naftës nga Rusia.

Duke bërë të ditur se furnizimi i fundit është dërguar në prill, Saito theksoi se pas kësaj nuk do të kryhet import i ri nga Rusia.

Saito tha se nafta ruse përkon më pak se 5 për qind e importit gjithsej të "Eneos" dhe se kompania do të drejtohet në burime të vendeve alternative, përfshirë Lindjen e Mesme.

Në anën tjetër, edhe "Idemitsu Kosan" një prej furnizuesve japonez të naftës ka njoftuar se kanë planifikuar të ndalojnë importin nga Rusia.

Qeveria e Tokios ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me vendet e G7-tës po përgatiten të ndalojë importin e naftës ruse në vend.

Kompanitë japoneze janë përgatitur t'i japin fund importimit të naftës në mënyrë graduale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)