28 Mars 2024

Drejtori i doganave franceze viziton doganën e Kosovës

Prishtinë, 7 maj - Në Republikën e Kosovës është duke qëndruar një delegacion nga Dogana Franceze që kryesohet nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni z. Jerome Fournel me bashkëpunëtor.

Ky delegacion po qëndron në vendim tone si vazhdimësi e takimeve bilaterale të cilat u mbajtën më herët në Francë. Gjatë takimit të drejtorëve gjeneral, Drejtori i Doganës së Kosovës ka bërë një prezantim lidhur me progresin e bërë nga Dogana e Kosovës gjatë periudhës së fundit.

Pas takimit Drejtori Huruglica tha se kjo vizitë i shërben ngritjes së bashkëpunimit mes dy organizatave dhe ofron mundësi që Dogana e Kosovës të përfiton nga përvoja doganës franceze.
Franca është një shtet i madh, i cili ka kufij të jashtëm me Bashkimin Evropian dhe ka një përvojë shumë të mirë se si menaxhohen kufijtë. Dogana e Kosovës do përfitojë nga përvoja e tyre, përfundojë Huruglica.

Temë tjetër e diskutuar ishte edhe interesi i përbashkët në luftën e krimit të organizuar, ku Franca ka një përvojë prej të cilës mund të përfitojmë në shumë aspekte.

Dogana e Kosovës dhe ajo e Franceze kanë nënshkruar një marrëveshje me 10 nëntor 2009. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)