20 Tetor 2021

Dogana parandalon kontrabandën me argjent

Prishtinë, 9 tetor - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot në pikë kalimin kufitar të Aeroporti oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 11 kilogramve stoli të argjentit.

Njesitet Antikontrabande kanë ushtruar kontrolle tek udhetarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Nderkombetar të Prishtines ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle detaje.

Pasi që pala ka hyr në kanalin e gjelbërt është selektuar për skanim të valigjes dhe kontrolle, në njërën  nga valigjet e saj përmes skanerit është verejtur se ka mallra të cilat nuk jane deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara.

Gjithsejt stoli argjendi 11.2 kg  (unaza, vath, qafore, hallka dore, zingjire dore dhe qafe etj). Të gjitha mallrat janë konfiskuar ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregulllt kundërvajtëse.  

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2021  - Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”. (Zyra e menaxhmentit të “Trepçës”, Parku Industrial, ora 8:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar te Bankës Qendrore, Fondit të Kursimeve Pensionale, raportin e Qeverisë për Buxhetin e së Kosovës dhe Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (Hotel Opera në Prishtinë, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti dhe Dimitrija Sekovski, përfaqësues i SKAT Consulting nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e programit studimor Master në Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)

- Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mjedisor ju ftojnë në konferencën për media, ku do të njoftoheni me zhvillimet e fundit që ndërlidhen me paditë për shpifje të ushtruara kundër aktivistëve Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferi, nga kompania Kelkos si dhe operimet e kësaj kompanie në Deçan. (Para objektit të Qeverisë ish-Rilinjda, ora 13:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për medie me rastin e Premierës së shfaqjes “Tanzminiaturen” & “Tangata” me koreografi nga Ricardo Fernando.  (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)