20 Shtator 2021

Dogana parandalon kontrabanden e cigareve

Prishtinë, 24 korrik - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se Njësit e Doganës dje në orët e pasdites, respektivisht ekipet e Antikontrabandës së Doganës kanë ndalur një furgon në të cilin kanë hasur cigare kontrabandë.

Pas ndalimit të këtij furgoni janë gjetur cigare të llojit Regina Red dhe Blue. Sasia e cigareve në këtë rast është 75 mijë copë dhe ky është rasti i dytë brenda jave që kapen cigare të njëjta, pas rastit të parë prej 65 mijë copë.

Me këtë veprim është arritur të parandalohet shmangja e taksave të detyrueshme prej mbi 100.000 mijë Euro.
 
Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.

Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]

Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2021 - Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë raportin analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”, të shkruar nga David JJ Ryan në emër të RrGK-së. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Organizata Admovere mban tryezë diskutimi me temën: “Strategjitë e Arsimit të Lartë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. (Kabineti i kryetarit, ora 11:45 - Mediat mund të marrim pamje në fillim të takimit)  

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes përmes një instalacioni i cili do të vendoset pranë “New Born”. (Pranë monumentit “New Born”, ora 12:00)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë themelon grupet punuese për projektligjet të cilat kanë kaluar leximin e parë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet  Zëvëndeskryeministërin Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës  nga Lëvizja Vetëndosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, së bashku me nenkryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca do të vizitojne fshatin Hasi I - Gjonaj. (Vendtakimi në oborrin e ambulantës, ora 18:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Norvegji në konkurrencën e femrave. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)