23 Janar 2022

Dogana kap rreth 100.000 funta angleze

Prishtinë, 8 janar - Dogana e Kosovës ka njoftuar se oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë futjen ilegale të sasisë prej rreth 100.000 mijë funta angleze në pike kalimin ndërkombëtar të aeroportit.

"Dje në orët e pasdite një udhëtare angleze ka hyrë në kanalin e gjelbër ku edhe është selektuar nga oficerët doganor për kontroll pasi imazhet në skaner kanë shfaqur parregullsi potenciale", thekson dogana.

Kontrolla fizike e udhëtares ka gjetur mjete monetare te fshehura në thellësi të çantës te vakumuara.

Pasi janë gjetur udhëtarja është kontrolluar detalisht si dhe është vendosur nën kontroll.

Pas numërimit te mjeteve është gjetur kjo sasi: 10 GBP X 200 PCE = 2000 GBP, 20 GBP X 4104 PCE = 82080 GBP dhe 50 GBP X 140 PCE = 7000 GBP

Mjetet monetare janë ndaluar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme, përmes sektorit të hetimeve në Doganën e Kosovës.

Dogana ju bën ftesë të gjithë qytetarëve që udhëtojnë se kanë obligim ligjor të bëjnë deklarimin e mjeteve monetare të cilat bartin me vete në vlerë mbi 10.000 mijë euro.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)