21 Tetor 2021

Dogana e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 7 tetor - Sot në Drejtorinë e Doganës së Kosovës qëndrojë për vizitë drejtori i përgjithshëm i doganës së Shqipërisë Genti Gazheli me bashkëpuntor, ku u mirëprit nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu.

Dogana e Kosovë dhe ajo Shqiptare kanë një bashkëpunim shumë të mirë dhe të konsoliduar në të gjitha drejtimet dhe për të gjitha çështjet me interes dypalësh.

Kjo vizitë është në vijim të takimit të dy Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, para pak ditësh në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit diskutuan mbi tema me interes dypalësh me qëllim përshpejtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore në kalimin e mallrave në në mes të dy vendeve me theks të veçantë në pikëkalimin e Vërmicës dhe Durrës, procedurat e thjeshtësuara të ndërsjellta, sensibilizimi i opratorëve ekonomikë për këto procedura, mundësia e njohjes së ndërsjelltë të plumbosjes, si dhe sigurimi i prezencës së mundëshme të autoritetve kosovare në Porto Roman.

Drejtori I Doganës së Kosovës z. Agron Llugaliu pas takimit theksoj se “Ngritja e bashkëpunimit me Doganën Shqiptare sjell përfitime për biznesin e Kosovës poashtu edhe të Shqipërisë, prandaj administratat tona cdo ditë punojë ashtu që të lehtësojmë biznesin legjitim e në anën tjetër të lujtojmë parregullsit dhe korrupsioni”.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)