19 Qershor 2021

Deficiti tregtar i Kosovës rritet për 100.5 për qind

Prishtinë, 24 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2021.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 100.5% në muajin prill 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 323.4 milionë Eurosh, krahasuar me deficitin prej 161..2 milionë Eurosh në vitin 2020. Eksporti mbulon importin me 15.9%.

Eksporti i mallrave në muajin prill 2021 kishte vlerën 61.1 milionë Euro, ndërsa importi 384.5 milionë Euro, që është një rritje prej 86.9% për eksport dhe 98.2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 36.0% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 11.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.0% e përbëjnë produktet minerale; 5.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.8% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13.2% e përbëjnë produktet minerale; 11.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.1% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.8% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 18.9 milionë Euro, ose rreth 31.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 77.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Italia (9.1%), Gjermania (7.8%), Bullgaria (2.6%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 174.7 milionë Euro, ose 45.4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 85.3%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (14.7%), Italia (5.4%), Sllovenia (4.5%), Greqia (3.3%), etj.

Në muajin prill 2021, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 23.5 milionë Euro, ose 38.5% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 44.8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Shqipëria (15.6%), Maqedonia e Veriut (11.0%), Serbia (6.3%), dhe Mali i Zi (3.4%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin prill 2021, arritën në 76.7 milionë Euro, ose 20.0% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 103.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.8%), Shqipëria (5.9%), dhe Maqedonia e Veriut (5.4%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 18.6 milionë Euro, ose 30.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (15.9%), dhe Zvicra (7.6%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 133.0 milionë Euro, ose 34.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.0%) dhe Kina (7.7%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)