19 Prill 2024

Covid-19 do të ngadalësojë ekonomitë e vendeve që bëjnë tregti me Kinën e Europën

Bruksel, 13 mars - Edhe pse jo me shifra konkrete, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim paralajmëron ngadalësim të ekonomisë veçanërisht të Azisë Qendrore, Evropës Lindore, Kaukazit, Rusisë dhe Evropës Jug-Lindore ku bën pjesë edhe Shqipëria, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Shtetet që pritet të ndikohen më së shumti nga përhapja e COVID-19, sipas BERZH do të jenë ata që kanë varësi të drejtpërdrejtë furnizimi apo tregtie me Kinën dhe Evropën.

Ndikim jo pak të rëndësishëm pritet të ketë edhe rënia e fundit e çmimeve të naftës do të ketë një ndikim në vendet prodhuese të naftës në rajonet ku BERZH ka ndikimin e tij.

Për këtë arsye Banka Evropiane për Rindërtim është e gatshme të rrisë mbështetjet për kompanitë në rajonet e saj të operacionit për t’i ndihmuar ata që të rimëkëmben pas ndikimit të pandemisë së koronavirus, në ekonomitë përkatëse.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga ky institucion po punohet për një paketë masash për të investuar në 38 ekonomi në zhvillim.

Pjesa më e madhe e masave do të jetë për klientët ekzistues, duke u mundësuar likuiditet emergjent afat-shkurtër, kapital, ristrukturim si dhe ristrukturim për kompanitë me baza të forta biznesi të prekur përkohësisht nga kriza.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)