09 Shkurt 2023

Çmimi i naftës arrin në 139 dollarë për fuçi

New York, 7 mars - Çmimi i naftës u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2008, të hënën në mëngjes, pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se Washingtoni ishte në “diskutime shumë aktive” me partnerët e tij europianë rreth ndalimit të importeve të naftës nga Rusia.

Treguesi referencë ndërkombëtar i naftës, Brent arriti në 139.13 dollarë për fuçi, pothuajse 20 për qind mbi çmimin e mbylljes të premten. Treguesi referencë I SHBA-ve, U.S. West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 9% në $126.09.

Rritjet brenda ditës së hënë janë afër niveleve rekord të para për të dyja kontratat në korrik 2008, kur Brent arriti në 147,50 dollarë për fuçi dhe WTI arriti në 147,27 dollarë.

Analisti Derek Brower argumenton se çmimet e naftës mund të rriten akoma më shumë edhe nëse industria e shistit argjilor në SHBA rrit prodhimin.

Kufizimet do të kishin pasoja serioze për ekonominë globale dhe do të shënonin një kthesë nga Shtëpia e Bardhë, e cila kishte refuzuar thirrjet dypartiake për të ndaluar importet e naftës ruse në SHBA, duke thënë se një embargo do të kufizonte furnizimin global dhe do të rriste çmimet për konsumatorët.

“Një bojkot do të ushtronte presion të madh në furnizimin me naftë dhe gaz, që tashmë ka ndier ndikimin e rritjes së kërkesës,” thanë analistët e CMC Markets.

“Çmimet ka të ngjarë të rriten në afat të shkurtër, dhe nuk përjashtohet një lëvizje drejt 150 dollarëve për fuçi.

“Një veprim i tillë do të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi ekonomitë globale, duke rritur më tej inflacionin, duke i nxitur bankat qendrore të debatojnë se sa shpejt duhet të zbatohen rritja e normave.”

Çmimet globale të naftës janë rritur me 67% që nga fillimi i vitit 2022, së bashku me mallrat e tjera, duke ngritur shqetësime për rritjen ekonomike botërore dhe stagflacionin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)