26 Shtator 2021

Çmimi i gazit arrin nivele rekord në Evropë

Frankfurt, 18 gusht - Çmimet e gazit në Evropë, tashmë të larta përballë reduktimit të furnizimeve ruse këtë verë, arritën rekorde të reja pas vendimit të Gazprom për të dërguar shumë më pak gaz shtesë përmes Ukrainës.

Sipas kontratës aktuale, Gazprom duhet të sigurojë një tranzit prej 40 miliardë metrash kub gaz në vit përmes Ukrainës. Nëse është e nevojshme, Gazprom blen kapacitete shtesë.

Sipas agjencive ruse, çmimi i gazit në Evropë ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, duke tejkaluar shenjën prej 585 dollarë për 1 000 metra kub, pas vendimit të Rusisë për të blerë vetëm 4 për qind të kapacitetit shtesë të tranzitit të gazit të ofruar nga Ukraina për muajin shtator.

Kjo pasi çmimet e gazit natyror në Evropë tashmë po arrinin nivele rekord përballë rritjes së kërkesës dhe niveleve më të ulëta se zakonisht të magazinimit, duke shkaktuar shqetësime për dimrin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)